Vendimi i Bordit të Ankesës së Komisionit të Pavarur për Media (KPM) dhe më pas anulimi i tij, lidhur me “Artmotion”, me të cilin i kërkohej ndërprerja e transmetimit të programeve të Arena Sport, ka ngjallur polemika të shumta në Komisionin për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, në të cilin u miratua raporti vjetor i Komisionit të Pavarur për Medie për vitin 2017.
Deputetët e këtij Komisioni e kanë quajtur këtë ndërhyrje në punën e KPM-së nga ana e platformës “Artmotion” dhe Policisë së Kosovës, por njëkohësisht kanë kërkuar sqarime nga përfaqësuesit e KPM-së për bazën ligjore mbi të cilën është marrë vendimi në fjalë.
Kryetari i Komisionit, Nait Hasani, ka thënë se platforma “Artmotion” dhe policia kanë ndërhyrë në pavarësinë e KPM-së rreth vendimit të saj për këtë platformë.
“Cili është autorizimi me ardhë policia kriminale tek ju, me i hetuar rastet, ne jemi në vendimmarrje. Kush janë “Artmotion” që ta shtanazhojë bordin, pse ju keni vendosur për hetim. Këto janë raste kriminale, lajmi është lajmëruar në polici. Të njëjtën gjë e ka bërë edhe policia, kujt me i besu”, ka pohuar Hasani. Sipas tij, “tentimi i tillë është shkelje dhe dhunim i institucionit të pavarur”. “Drejtësia duhet të reagojë pse personat i kanë shkuar në banesë dhe e kanë kërkuar, pse kanë vendosur ashtu. Ndikimet e Devollëve janë bazë kriminale”, ka theksuar Hasani... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)
-
Anëtarët e KPM-së për herë të tretë para Komisionit, sërish ngrihen shqetësime për ndërhyrje
-
KPM-ja thotë se shumë shpejt do të vendosë për të drejtat e transmetimit të ligës angleze
-
Premier League: S’është autorizuar “Arena” të japë leje ritransmetimi të ndeshjeve tona në Kosovë
-
Forumi për Integritetin e Informacionit kërkon të ndërpritet cenimi i pavarësisë së KPM-së
-
Deputetët e LVV-së insistojnë në shkarkimin e Bordit të KPM-së