Gjykata e Apelit ka shkelur procedurat ligjore në rastin e ish-prokurores Vahide Badivuku.
Kur e ka formuar Kolegjin për të shqyrtuar vendimin e shkallës së parë, i ka caktuar sërish dy gjyqtarët, Vahid Halili dhe Avdullah Ahmeti, të cilët kanë qenë pjesë edhe e Kolegjit paraprak kur është vendosur rreth kërkesës së Badivukut për ta hedhur poshtë aktakuzën, në fillim të procesit gjyqësor, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër këtë lëshim Gjykata Supreme këto ditë ka vendosur ta kthejë rastin në rigjykim, në shkallë të dytë.
Vendimi është mbështetur në ankesën e avokatit Besnik Berisha, i cili mbron të akuzuarin tjetër, Idriz Kelmendi. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)