Ish-prokurorja Vahide Badivuku ditëve në vijim do të dërgohet sërish në Burgun e Lipjanit, shkruan sot Koha Ditore.
Prej aty ka dalë para një muaji, në momentin që Gjykata Supreme e ka kthyer rastin e saj në rigjykim në Gjykatë të Apelit. Shkalla e dytë, këtë të mërkurë e ka dënuar me 3 vjet burgim, duke e vërtetuar për të dytën herë dënimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës.
Badivuku është gjetur fajtore për kryerjen e veprës penale - marrje ryshfeti. Për dy të akuzuarit e tjerë, Idriz Kelmendi dhe Isak Smakolli, gjykata e ka bërë ricilësimin e veprës penale nga “ushtrim-ndikimi” në “dhënie ryshfeti”.
(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.