Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rashiq: Vetëm Thaçi e Vuçiqi e dinë pse u shpallën zgjedhjet në veri

Kryetari i Partisë Demokratike Progresive, Nenad Rashiq, mendon se shpallja e zgjedhjeve për katër komunat në veri ka qenë e panevojshme dhe se fjala është “për diçka që vetëm dy presidentët e dinë”.

Rashiq për RTV Kim ka theksuar se “është absurde shpallja e zgjedhjeve pasi që dorëheqjet e përfaqësuesve të komunave nuk janë pranuar, përkatësisht, ato janë hedhur poshtë nga Qeveria e Kosovës”, transmeton Koha.net.

Sipas tij, bëhet fjalë për diçka që vetëm dy presidentët e dinë, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq, të cilët po e vazhdojnë punën në bazë të planit që e kanë dhe i cili do të jetë i rrezikshëm për të gjithë serbët.

“Konsideroj se plani i tyre, që po e paraqesin pjesë –pjesë, më saktë Thaçi po paraqet në formë të gjerë hipotetike, ndërsa Vuçiq nuk po e prezanton kurrsesi, është shumë i rrezikshëm për serbët në jug të Ibrit, sepse sërish do të jemi viktima të politikës së dikujt e në të cilën nuk jemi të përfshirë. Kjo është edhe një mënyrë e rrezikimit të serbëve jo vetëm në veri, por edhe në jug”, citohet të ketë thënë Rashiqi .

Lidhur me pjesëmarrjen e Listës Serbe në këto zgjedhje,ai ka thënë se për asgjë nuk habitet.

që tashmë është thënë disa herë, për fat të keq, para së gjitha nga ana e presidenti Aleksandar Vuçiq, reflektohet në të gjitha nivelet. Ato janë konstruktuar ashtu që sërish të marrin pjesë në zgjedhje. Më intereson të di a ka në gjithë këtë kufizim moral, për shembull për Mitrovicën Veriore. Aty Rakiqi ka dhënë dorëheqje e sërish do të jetë kandidat. Kjo vërtet s’ka kuptim”, ka thënë Rashiqi.

Edhe Lista Serbe ndryshon qëndrimin, kërkon mbajtjen e zgjedhjeve me dorëheqje të kryetarëve LAJMET E MBRËMJES Lista Serbe ndryshon qëndrimin, kërkon mbajtjen e zgjedhjeve me dorëheqje të kryetarëve

Ajo që është absurde, thotë Rashiqi, është fakti se ata do të japin dorëheqje pas zgjedhjeve dhe kësaj s’i vjen erë e mirë.

Rashiqi bojkotin e paralajmëruar të opozitës serbe në Kosovë, e cila ka thënë se do ta formojë Lidhjen e serbëve e nga Kosova, e ka quajtur të drejtë, pasi, ka shtuar, se kushtet për pjesëmarrje në zgjedhje nuk do të jenë të barabartë.