Nenad Rashiq nga komuniteti serb, në këto zgjedhje garon me Iniciativën për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë.
Ai ka deklaruar në KTV në zgjedhjet e kaluara ka pasur kërcënime dhe sulme të shumta nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.
Rashiq ka thënë se pasur kërcënime edhe nga zyrtarët e Beogradit.
“Kushdo që nuk e voton Listën Serbe, do e humb socialin, ndihmën”, ka thënë Rashiqi, duke cituar Vuçiqin.
“Është dashur ta ndërrojmë formën dhe të dalim me njerëz të tjerë në këto zgjedhje. Arsyeja e dytë është, unë e kam një aktakuzë që më 8 maj kam votuar sa i takon privatizimit të hidrocentraleve. Unë më 8 maj s’kam qenë prezent fare. Kjo është vetëm një dyshim që s’ka qenë arsye ligjore, ka qenë arsye politike”, ka deklaruar ai.
-
Kurti akuzon Serbinë se ndikoi në zgjedhje: U përfshinë edhe Vuçiqi e Radoiçiqi
-
Në Kosovë mirëpritet humbja e Vuçiqit, ka paqartësi për Listën e Studentëve
-
Rashiq: Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe duhet të largohet nga politika
-
Në veri thonë se serbët janë nën presion për ta votuar Vuçiqin
-
Rrahjet, sulmet kibernetike dhe kërcënimet shtojnë pasigurinë në Serbinë e Vuçiqit para zgjedhjeve