Në mbledhjen e mbajtur të mërkurën Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për ndarjen e 70 mijë eurove për promovimin e librit “Reçaku” të ish-ambasadorit të OSBE-së në Kosovë, William Walker.
Por ky vendim nuk është përkrahur nga ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, i cili në procesin e votimit ka abstenuar.
Propozim-vendimin e ka arsyetuar kryeministri Albin Kurti. Ai ka theksuar se këtë të diele bëhen 24 vite nga masakra e Reçakut, e cila siç ka thënë Kurti, e ka tronditur dhe tmerruar Kosovën por e ka ndërgjegjësuar dhe alarmuar botën demokratike dhe diplomacinë ndërkombëtare.
“Para jush keni propozim vendimin për ndarjen e 70 mijë eurove për hulumtimin, shkrimin, editimin përkthimin dhe shtypjen e librit të ambasadorit William Walker rreth masakrës së 15 janarit 1999 në fshatin Reçak dhe peshës historike të kësaj ngjarjeje. Libri do të përshkruajë ngjarjet e ndërlidhura me masakrën e Reçakut të paraqitura nga këndvështrimi i ambasadorit Walker”, ka theksuar Kurti.
-
Osmani: Mohimi i masakrës, krim i dyfishtë i Serbisë
-
William Walker në Kosovë në 27-vjetorin e Masakrës së Reçakut
-
“Reçak: historia e një krimi lufte” – testament i Walkerit për krimet në Kosovë
-
Walker: S’e pata të vështirë t’ia tregoja botës të vërtetën që e pashë në Reçak
-
Walker: Do të isha krenar të varrosesha në Reçak