Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Raportoni problemet me sinjalin e KTV-së

Ka disa javë që kemi pranuar informacione për probleme me sinjalin e Kohavisionit në rrjetet kabllore Kujtesa dhe Artmotion, në vende të ndryshme të Kosovës, andaj ju lusim, shikues të nderuar të kanalit tonë, që t’i raportoni ato në mënyrë që t’i adresojmë sa më parë.

Sikurse çdoherë, KTV-ja mbetet e përkushtuar në kultivimin e standardeve më të larta të gazetarisë dhe në ruajtjen e pavarësisë editoriale, por kësaj radhe na duhet bashkëpunimi juaj që ta zgjidhim këtë problem që e godet sa televizionin, ashtu edhe audiencën tonë.

Telashet që mund t’ju paraqiten me sinjalin, qoftë të zërit, fotografisë apo të dyja së bashku, ju lutemi që t’i raportoni përmes e-mailit në [email protected] apo si mesazh në faqet e Kohës Facebook, duke na treguar lokacionin dhe kohën kur u është shfaqur problemi.

Ju faleminderit paraprakisht për bashkëpunimin dhe përherë për besimin tuaj!