Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Raportimi i KTV-së i bën zgjidhje familjes që iu pushtua shtëpia nga gjarpërinjtë

Ka 4 ditë që po qëndrojnë nën qiell të hapur. Gjarpërinjtë e shumtë, që u paraqitën në këtë shtëpi që nga mesnata e së premtes, vazhdojnë të sjellin tmerr për familjen Ahmeti nga fshati Resinoc i Lipjanit.

Pas publikimit të rastit, të dielën në KTV, një kompani private vullnetarisht i doli në ndihmë familjes, duke bërë dezinfektimin dhe deratizimin e shtëpisë dhe oborrit, raporton KTV.

Sipas përfaqësuesve të kompanisë AD nga Prishtina, preparati Ditox dhe Retil largon gjarpërinjtë për një kohë, por shtëpia e vjetër dhe çarja e saj ua mundëson atyre të paraqiten sërish.

Përfaqësuesit e kompanisë i kanë këshilluar familjarët se si të veprojnë tani.

Kurse, Komuna e Lipjanit i bëri ofertë familjes që të largohet prej aty deri sa të gjendet një zgjidhje e përhershme.

Edhe Gjarpërinjtë ia pushtojnë shtëpinë, familja Ahmeti nga Resinoci ka mbetur në oborr Video Gjarpërinjtë ia pushtojnë shtëpinë, familja Ahmeti nga Resinoci ka mbetur në oborr

Përparim Ahmeti, kryefamiljar, thotë se zgjidhja është ndërtimi i një shtëpie të re sepse aktualja është tejet e vjetër dhe e shkatërruar.

Të hënën, ata i kanë vizituar edhe disa ushtarë të KFOR-it.