Hetues të autorizuar nga Prokuroria Speciale, të enjten kanë pasur punë me Radio Televizionin e Kosovës dhe Agjencinë Kosovare të Privatizimit.
Për raportimin po atë ditë të Kohës Ditore, lidhur me një pronë prej rreth 80 arësh në lagjen “Veternik” të kryeqytetit, që pretendohet t’i jetë ndërruar jashtëligjshëm pronësia, zyrtarë të Prokurorisë kanë filluar me mbledhjen e informatave.
Në AKP është marrë dosja e pronës, që më parë ishte evidentuar në listën e pronave të Ndërmarrjes Shoqërore Radiotelevizioni i Prishtinës. Ndërsa RTK, në edicionin qendror të lajmeve të së enjtes, me anë të një deklarate, kanë thënë t’u ketë përcjellë hetuesve të njëjtat përgjigje që i janë dhënë gazetës.
Nisjen e hetimeve e kanë mirëpritur edhe përfaqësuesit ligjorë të RTP-së.
Besim Osmani nga Zyra ligjore ABOliver & Asociates, tha të jenë befasuar me atë që ka lexuar në Kohën Ditore, pasi pikërisht në Gjykatën Themelore të Prishtinës, në një prej tri lëndëve që përfaqësojnë RTP-në, prona e njëjtë është pjesë e kontestit.
Osmani ka thënë se me kompletimin e informacioneve, pas kërkesave që kanë bërë në AKP dhe Komunën e Prishtinës, do të paraqesin kallëzim penal për të përfshirët.
-
Nis hetimi për tjetërsimin e pronës milionëshe nga Gjykata e Prishtinës
-
Zyrtaret e ARBK-së dyshohen për ndryshim të kundërligjshëm pronësie mbi 50 mijë euro
-
Nga 30 ditë paraburgim pesë zyrtarëve që dyshohen për pronën 15-milionëshe të RTP-së
-
Deputetët thonë se prona të RTP-së dhe të UP-së u tjetërsuan me dokumente false
-
Prokuroria aktivizohet pas raportimit të KOHËS për këmbim të pronave në Prishtinë