Drejtori i Inteligjencës, Driton Gashi, është rrëfyer sot para Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjensionit Kosovar për Inteligjencë.
Mbledhja e komisionit është mbajtur me dyer të mbyllura, derisa pas raportimit në prononcim për media kryetari i këtij komisioni Haxhi Shala, tha de drejtori ka raportuar për situatën e sigurisë më vend dhe se nga sot nuk ka më alarm për sulme në Kosovë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi tha nuk është biseduar për organizatat e dyshuara për sulme, pasi që të gjitha janë nën hetime. Se a kanë qenë serioze këto kërcënime ai tha se institucionet kërcënimet duhet t’i marrin seriozisht dhe se duhet të ketë gatishmëri.
Ai madje tha se situata ka qenë serioze shkak i festës së Pashkëve.
Se kanë qenë figura politike cak i këtyre sulmeve Shala ka pohuar një gjë të tillë, duke thënë se bëhet fjalë për figura të cilat janë përmendur në media, si presidenti, kryeministri e të tjerët.