Ndër porositë kryesore për Kosovën janë thirrjet për akterët politikë që të angazhohen në dialog konstruktiv me Kuvendin si forum kryesor për debat politik, thirrja për angazhim më të madh në krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe; ratifikimi i Marrëveshjes me Malin e Zi, si dhe forcimi në vazhdim i “track rekord” (rasteve të shënjestruara) në luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit konsiderohet si “zhvillim pozitiv”.
Por përsëri shprehet shqetësim për nivelin e korrupsionit, dhe kësaj radhe edhe për “përpjekjen e 43 anëtarëve të Kuvendit” që të zhbëhet Ligji për Gjykatën Speciale, shkruan sot “Koha Ditore”.
Për Shqipërinë dhe Maqedoninë propozohet nisja e negociatave të anëtarësimit, ndërsa për Turqinë thuhet se ka ecje serioze prapa dhe largim nga standardet e BE-së. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Vetëvendosje mbledh nënshkrime për debat të veçantë për Raportin e Progresit
-
Oravi u bën thirrje partive të bëhen bashkë për progresin e Kosovës
-
Nuk ka befasi: Kosova me progres të limituar për shkak të ngërçit politik
-
Raporti i KE-së: Progres i limituar në luftimin e korrupsionit
-
KE-ja inkurajon Kosovën e Serbinë t’i normalizojnë marrëdhëniet