Vërejtje për shpenzimet buxhetore të Qeverisë, mospërputhje të tregut të punës me sistemin arsimor e për mungesë të investimeve të huaja, ka tërhequr Raporti i Komisionit Evropian i publikuar ditë më parë.
Kosova është vlerësuar të jetë në fazën e hershme të zhvillimit të një ekonomie të mirëfilltë të tregut, shkruan sot Koha Ditore.
Në çështjet buxhetore, shqetësim për KE-në mbesin shpenzimet e mëdha për mbulimin e pensioneve të veteranëve të luftës.
Raporti vlerëson se çështja e mbingarkesës buxhetore nga kjo kosto nuk është adresuar nga institucionet, ndërkaq me procesin e mbetur në gjysmë të klasifikimit të veteranëve, vlerësohet se shuma e ndarë për këtë qëllim nuk do të jetë e mjaftueshme për mbulimin e gjithë kostos për këtë vit. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Ekskluzive: Gjetjet kryesore të Raportit të Progresit për Kosovën
-
Miratohet Raporti i Progresit: Kosova me progres të limituar e stagnim
-
Progres i limituar dhe stagnim për Kosovën
-
Ekskluzive - Draftraporti i progresit për Kosovën: Progres i limituar dhe stagnim
-
KE-ja konstaton problem serioz pabarazinë në shëndetësi dhe shpenzimet e larta nga pacientët