Pavarësisht gjitha provokimeve të Serbisë, si ngritja e murit në Mitrovicë dhe tentimi i futjes së trenit me mesazhe nacionaliste, Qeveria e Kosovës i ka dhënë leje qëndrimi në Kosovë kryeministrit serb, Aleksandër Vuçiq, raporton KTV.
Kandidati për President të Serbisë nga radhët e Partisë Përparimtare, Aleksandër Vuçiq, pritet që të mërkurën të qëndrojë në veri të Kosovës, në kuadër të fushatës parazgjedhore.
Ministri Enver Hoxhaj e ka quajtur vendim të vështirë lejen për Vuçiqin. Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, përmes një reagimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se duhet ndalur praktika që me leje të institucioneve të Kosovës, liderët serbë të bëjnë propagandë politike në shtetin tonë.
E vizita e Vuçiqit në Kosovë, me leje zyrtare, nuk është pritur mirë as në Serbi. Anëtarja e klubit parlamentar “Serbia e Re”, Sanda Rashkoviq Iviq, ka pyetur kandidatin për president të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, se si i pranoi kushtet e Kosovës, duke e ulur vetën dhe Serbinë.
-
Qeveria i jep leje Vuçiqit për të vizituar Kosovën
-
Rashkoviq-Iviq: Vuçiq po përul veten dhe gjithë serbët duke pranuar kushtet e Thaçit
-
Vuçiqit i lejohet vizita në Kosovë për vetëm tri orë
-
Qeveria kushtëzon vizitën e Vuçiqit në Kosovë me refuzimin e dy ministrave
-
Vuçiq ende s’ka kërkuar leje për vizitë në Kosovë