Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ramosaj: Me tërheqjen e Trustit Qeveria fiton paqe sociale

Blerim Ramosaj, profesor i Ekonomisë në UP ka folur për propozimet për tërheqje tjetër të

Ai ka thënë se nëse shihet në aspektin e kontributorit, përmes trustit ai është në pozitën e investitorit.

Ramosaj ka thënë se ato mjete që ndahen nga 10 për qind e të ardhurave nuk janë vetëm mjete të kursyera, por janë fond i posaçëm që plasohet ose investohet përmes Trustit.

Ai është shprehur kundër një veprimi të tillë, ndërkaq për Qeverinë thotë se i konvenon, pasi sipas tij, përmes kësaj mund ta blejnë paqen sociale.

“Në këtë rast të gjithë klientët janë investitorë potencial dhe nëse shihet në këtë raport, ato mjete që duan t’i tërheqin ato mjete investive kthehen në mjete financimi. Partitë opozitare me kërku një gjë të tillë është shumë e dyshimtë. Ose kanë dëshirë që të fitojnë njerëz për një kohë afatshkurtër, ose nuk e kuptojnë këtë aspekt. Me këto tërheqje fitues janë tregtarët dhe Qeveria që fiton paqe të përkohshme’, ka thënë ai.

Ramosaj ka thënë se Qeveria fiton paqe sociale sepse nuk ka më protesta, por sipas tij, dëmi më i madh është humbja e qëndrueshmërisë së Fondit Pensional.

Edhe Ramosaj: Tërheqja e trustit nuk është terapia e duhur Arbëri Ramosaj: Tërheqja e trustit nuk është terapia e duhur

Ai ka thënë se nëse bëhen të tilla veprime ai fond do të zvogëlohet, dhe në afat të gjatë qytetarët do të jenë të pasigurt.

Ai ka thënë se tërheqja e trustit është rruga e fundit që duhet parë.