
Në shëndetësinë publike në Kosovë nuk bëhet fjalë për mungesë parash, por për keqmenaxhim, ka thënë gazetarja e Grupit KOHA, Saranda Ramaj në “Konfront” të KTV-së të enjten, në debatin për shëndetësinë.
Duke folur për publikimet e para disajavëshe nga banjat në klinikat e QKUK-së, Ramaj ka thënë se ato tregojnë gjendjen e shëndetësisë publike.
“Vizita ishte në Ortopedi për temë krejt tjetër dhe në momentin e parë që kemi hyrë, një sigurim iu gëzua vizitës e tha ishalla po na ndreqin këtë banjë sepse nëse s’del në media nuk ndreqin diçka. Pamjet më të tmerrshme... Jo vetëm se në çfarë gjendje është banja, por përshkruan gjendjen e krejt shëndetësisë publike. Nëse duam të tregojmë përmes diçkaje se qysh është shëndetësia publike, e tregojmë një banjë që siç na thanë stafi, është në atë gjendje ka muaj e muaj të paktën, dhe gypat janë të dëmtuar e rrjedhin vazhdimisht”, ka thënë ajo.
Siç ka thënë Ramaj, mungesa e shampove dhe sapunëve tregon se me rritjen e buxhetit nuk është realizuar menaxhimi i mirëfilltë.
Ajo ka thënë se në SHSKUK vitin e shkuar ka pasur suficit prej 200 mijë eurosh për punën e banjave. Sipas Ramajt, pavarësisht rritjes prej 15 dhe 14 për qind të buxhetit në dy vjetët e fundit, qindra mijëra euro po përfundojnë në suficit pikërisht për nyjat sanitare.
“S’po flasim për mungesë parash, por absolutisht një lloj keqmenaxhimi”, ka thënë ajo.
-
Ramaj thotë se VV-ja nuk e shkëputi keqmenaxhimin në shëndetësi
-
Bajrami: Gjendja në shëndetësi e ka emrin korrupsion
-
GLPS: Konsultimet buxhetore për shëndetësinë, në nivelin më të ulët të mundshëm
-
Ramaj: Ka neglizhencë në procedurat e prokurimit për barnat në SHSKUK
-
“Gjendje e rëndë”, opozita kritikon Qeverinë për menaxhimin e shëndetësisë