Gazetarja e Kohës, Saranda Ramaj, ka folur për raportimet nga Ukraina.
Ajo në emisionin "60 Minuta" në KTV, ka thënë se që nga fillimi kishte planifikuar të hynte në Ukrainë.
Ramaj ka thënë se gjatë kohës sa ka qëndruar në kufi me Ukrainën, në Poloni, ka biseduar me refugjatët ukrainas të cilët po largoheshin, në mënyrë që të merrte më shumë informata për situatën atje.
“Kur kam shkuar atje, kam parë se si janë të vendosura pikat kufitare. Qëllimi im nuk ka qenë që të hyjë në rrugë ilegale. Një natë më herët pata planifikuar që të nesërmen të provoja të hyja në Ukrainë. Unë kam kaluar nga pika kufitare ku kalojnë këmbësorët. Ashtu më është dukur më e lehtë të dalë në këmbë sepse kontrollet në automjete kanë qenë më të rrepta. Sfida ime ishin sportelet e Ukrainës. Kur shkova aty, gjëja e parë që tregova ishte se isha nga Kosova. Ma kontrolluan pasaportën, unë ua tregova edhe ID-në e gazetares”, ka thënë ajo.
Ramaj ka thënë se nuk kishte asgjë personale me vete, madje as ujë.
Edhe
Lufta e Ukrainës në syrin e KOHË-s
Ajo tutje ka shtuar se një nga udhëtarët i kishte rekomanduar që të mos udhëtonte me veturë private.
Sipas saj, rruga që bëri në këmbë ishte zonë rurale, duke shtuar se fshatrat e Ukrainës janë shumë të varfër dhe ishte shumë e rrallë të takohej ndonjë person që dinte të fliste anglisht.
“Më nevojitej një numër telefoni të Ukrainës, një vullnetar më ndihmoi ta blija. Ka qenë një fëmijë i cili më ka treguar se ku të gjeja autobus. Edhe kur kam shkuar në stacion të autobusëve, ishte një objekt tejet i vjetër. Pasi e bleva numrin isha më e lehtësuar. Kur arrita në stacionin e autobusëve ishte një zonjë e vjetër e cila më tregoi që autobusi do të nisej për dy orë. Frikësohesha vetëm se nuk do t’ia dilja që të arrija në qytet. Standardi i jetës në Ukrainë, siç kam biseduar edhe me refugjatët, nuk është shumë i lartë”, ka thënë ajo.
Ramaj ka thënë se nga përvoja ka mësuar se qytetarët e Ukrainës dinë shumë pak për Perëndimin.
Ajo ka thënë se para se të shkonte në Lviv ka parë shumë postblloqe, duke shtuar se deri në Lviv ka kaluar në pesë të tilla dhe vetëm në njërën i janë kërkuar dokumentet.
Edhe
Shumë ukrainas të penduar për largim po kthehen në vendlindje
Ajo tutje ka shtuar se e kanë kontrolluar disa herë, për vet faktin se po endej vet dhe kishte dyshime se mund të ishte e implikuar.
“Në qendrën e mediave kam shkuar dhe kam marrë një akreditim. Kisha planifikuar të shkoja edhe në Kiev, dhe ishte një grup i gazetarëve në Telegram të cilët i pyeta. Ne vendosëm që të shkonim disa gazetarë, por pa akreditim ushtarak mu pamundësua. Gazetarja me të cilën kam komunikuar, është vrarë. Për këtë e kam kuptuar në grupin të cilin kemi komunikuar. Ajo ishte vrarë në nga një bombardim dhe e njëjta më kishte rekomanduar që të mos shkoja në Kiev. Atë ditë më mbeti merak që nuk kisha shkuar”, ka thënë ajo.