Zëvendësministri i Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës, Burim Ramadani, e ka quajtur puç vendimin për arrestimin e gylenistëve në Prishtinë.
Ka thënë se ky puç, do të sqarohet deri në fund dhe askush s’do të ikë nga përgjegjësia që ka.
Ramadani, gjithashtu ka thënë se tentimi që këtë veprim gjithsesi ta ndërlidhë me Haradinajn, është i pakuptimtë.
Postimi i plotë i Ramadanit në Facebook:
Puçi brenda institucioneve do të sqarohet deri në fund. Masat ndaj kësaj veç sa kanë nisur.
Tentimi për të ndërlidhur gjithsesi Kryeministrin Haradinaj me këtë puç institucional është krejtësisht i pakuptimtë.
Edhe
Gabimet shtetërore mbledhin krerët e shtetit, Veseli thotë se s’do t’i përsërisin më
Në njëfarë forme relativizon vendosmërinë për të ndëshkuar këtë operacion kundër-shtetëror.
Nuk do të ikë kush nga përgjegjësia. Jo, jo!