Kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama, ka njoftuar se është zgjatur linja 15 e “Trafikut Urban” deri në fshatin Hajkobillë.
Rama vlerëson se zgjatja e kësaj linje ju mundëson banorëve të kësaj zone qasje më të lehtë në transport publik, shërbime, punë, arsim dhe aktivitete tjera esenciale.
“Zgjatet linja 15 e autobusit deri në fshatin Hajkobillë. Me vendimin që kam marr, kjo linjë e autobusëve e Trafikut Urban ju mundëson të gjithë banorëve të zonës qasje më të lehtë në transport publik, rrjedhimisht qasje më të lehtë në shërbime, punë, arsim dhe aktivitete të tjera esenciale” ka shkruar Rama në rrjetin social Facebook.
Artikuj të ngjashëm
-
Rama prezanton “tramët dhe autobusët elektrikë”, nuk tregon se kur vijnë
-
Rama prezanton linjat e reja të autobusëve në kryeqytet dhe fshatra
-
Rama: Autobusët e Trafikut Urban shumë shpejt me Wi-Fi
-
Rama për shtrenjtimin e biletave: Me kuletën digjitale çmimi është pothuajse i njëjtë
-
Akuza të ndërsjella për “foton me autobusë”