Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka vizituar ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, në Hagë, në objektin Gjykatës Speciale të cilin e ka quajtur “teatër i turpit të drejtësisë ndërkombëtare”.
Rama ka thënë se ka biseduar me Thaçin dhe se e ka gjetur atë “në formë, të qetë e të buzëqeshur”.
“E kam gjetur komandantin në formë, të qetë e të buzëqeshur si çdo i pafajshëm me karakter të hekurt, edhe pse me ndalime absurde të drejtash minimale që i ishin hequr krahasimisht me herën e kaluar - një turp më vete me një fjalë! Kemi folur për familjet, për miqtë e përbashkët, për Shqipërinë e për Kosovën, për ‘Skënderbeun’ e Aurel Plasarit, që ia pata çuar më parë, për librin e fundit të Kisingerit që ia çova këtë herë, e për dy a tre libra të tjerë nga moria e leximeve të tij në këtë vend, të cilin me të qeshur Hashimi e quan ‘institut’”, ka shkruar Rama në Facebook.

-
Gjykimi i krerëve të UÇK-së në Hagë, Rama: Fola me Trumpin, nuk kam marrë akoma një përgjigje
-
Rama për procesin në Hagë: Besoj se niveli i ri i sensibilizimit, do të ndikojë në proces
-
Rama lut Trumpin “të bëjë diçka” për Gjykatën Speciale në Hagë
-
Rama uron Thaçin për 18-vjetorin e Pavarësisë: Më vjen keq që s’bëj dot më shumë
-
Rama nxjerr “sekretin”: ZPS-ja kërcënoi Osmanin