Kryeministëri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se udhëheqësit e Kosovës dhe UÇK-së po mbahen peng, siç është marrë peng edhe historia e Kosovës.
Rama këtë e ka thënë gjatë një takimi që ka pasur sot në Shqipëri, me kandidatin e PDK-së për kryeministër Enver Boxhaj,. Hoxhaj në vizitë në Shqipëri është shoqëruar nga nënkryetari Xhavit Haliti dhe sekretari i përgjithshëm Uran Ismaili.
"Ishte kënaqësi të prisja miqtë nga Prishtina. Ishte një takim më emocional se zakonisht pasi kushtet janë të posaçme për faktin se udhëheqësit e UÇK-së, udhëheqësit e Kosovës dhe UÇK-së e PDK-së janë marrë peng siç është marrë peng historia e Kosovës. Kur them pengje e kam parasysh jo vetëm qenien fizike të Kadri Veselit, Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit dhe të tjerëve, por pengu më i madh është e vërteta e luftës.", ka thënë Rama.
Hoxhaj në anën tjetër e ka falënderuar Ramën për qëndrimin dinjitoz dhe mbështetjen e madhe që u ka dhënë liderëve të UÇK-së.
"Për Kosovën dhe Shqipërinë kjo histori moderne nuk mund të rishkruhet kurrë dhe nga askush dhe qëndrimi i kryeministrit Rama ka qenë shumë dinjitoz. Kemi biseduar edhe për tema tjera për interesat e përbashkëta të të dy vendeve, por qëndrimi i kryeministit Rama sa i përket Gjykatës Speciale ka qenë i qartë. Atje nuk është as Kadri Veseli, as Hashim Thaçi në mënyrë individuale, por kauza e luftës sonë për liri qëndron para një gjykate.", ka thënë Hoxhaj.
-
Gjykimi i krerëve të UÇK-së në Hagë, Rama: Fola me Trumpin, nuk kam marrë akoma një përgjigje
-
Rama s’merr pjesë në marshin “Drejtësi, jo politikë”
-
Rama: Osmani u kërcënua dy vjet nga Prokuroria në Hagë pasi s’i la prokurorët ta kontrollonin zyrën e Presidentit
-
Rama i reagon Speciales: Më duhet kohë ta gëlltis gjithë atë mal me m** që nxorri ajo prokurori
-
Hamza viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Iu premtova se do t’i gëzojmë më 28 dhjetor