Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rama thotë se sot në Kuvend nis rruga e Vetingut

Tirane, 11 prill - Pak ora para se të nisë seanca e jashtëzakonshme plenare që do të zhvillohet në orën 18:00, kryeministri Edi Rama shkruan se sot do të nisë rruga e zbatimit të ligjit të Vettingut.

Referuar bojkotit të Kuvendit nga PD për ngritjen e komisioneve të Vettingut, kryeministri shprehet se mund ta bllokojnë përkohësisht po s’do ta pengojnë dot popullin të heqë qafe pengmarrësit e drejtësisë.

“Sot në Kuvend nis rruga e Vetingut! Mund ta bllokojnë përkohësisht po s’do ta pengojnë dot popullin të heqë qafe pengmarrësit e drejtësisë”, shkruan Rama.

Parlamenti pritet të miratojë ngritjen e komisionit “ad hoc” për vettingun e prokurorëve dhe gjyqtarëve, ndërsa opozita nuk do të marrë pjesë në seancë.

Të premten, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit(ONM) beri te ditur përfundimin e vlerësimit te kandidaturave për institucionet që do të kryejnë procesin e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve shqiptarë.