Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rama shpreh gatishmëri për përkrahjen e gastronomëve për të tejkaluar krizën

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, sot ka zhvilluar një takim më kryetarin e Shoqatës së Gastronomëve, Petrit Kllokoqi, ku ka shprehur gatishmëri për ta përkrahur këtë sektor për tejkalimin e kësaj krize.

Për mbajtjen e takimit njoftoi Kllokoqi përmes Facebookut, ku shtoi se me kryetarin e ri të Prishtinës diskutua edhe për probleme të tjera.

“Sot takova kryetarin e ri të Prishtinës, Përparim Rama, ku e urova për misionin e ri. Kam shumë besim në punën e tij dhe të ardhmen e vendlindjes sime. Diskutuam për rregulloren e re të Prishtinës, problemet me zhurmat, duhanin, terasat e çdo gjë tjetër. Kryetari poashtu shprehu gatishmëri për përkrahjen e gastronomëve për të tejkaluar krizën e pandemisë. Faleminderit Përparim Rama, po shpresoj që ka me përparuar vendi jonë me juve”, ka shkruar Kllokoqi në Facebook.

 

Sot takova kryetarin e ri të Prishtinës z. Përparim Rama ku e urova për misionin e ri. Kam shumë besim në punën e tij...

Posted by Petrit Kllokoqi on Thursday, December 16, 2021