Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rama shkarkon 2 drejtorë teknikë të PD-së, i zëvendëson me ata të PS-së

Nis largimi i drejtorëve të emëruar pas marrëveshjes mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD-së Lulzim Basha, bën të ditur Standard.

Sot është shkarkuar drejtori i përgjithshëm i burgjeve, Arjan Hoxha, dhe është emëruar deputeti në detyrë i PS-së Arben Çuko.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndërkohë është shkarkuar edhe kreu i Hipotekës, Arjan Bylykbashi, dhe është emëruar Blerina Doraci.

Disa nga institucionet më të rëndësishme në vend u drejtuan nga drejtorë të propozuar nga Basha në marrëveshjen e 18 majit me kryeministrin Rama.

Pak ditë më parë, i pyetur për largimin e ministrave dhe drejtorëve të PD-së pas fitores së zgjedhjeve të 25 qershorit nga PS, kryeministri Rama tha se pret që ata të largohen vetë.