Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rama: S’do të ketë më pritje për mamografi nëpër QMF

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë të mërkurën se nuk do të ketë më pritje të gjata për mamografi në Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare në kryeqytet.

Rama ka thënë se është diskutuar edhe për nevojat dhe kërkesat e stafit mjekësor, për t’u përmirësuar shërbimet për qytetarët.

“Nuk do të ketë më listë pritjeje për mamografi, shërbimi ofrohet në kohë reale në QKMF dhe QMF-V. Me stafin e QMF-së , identifikuam nevojat dhe kërkesat e tyre, në mënyrë që vazhdimisht të përmirësojmë shërbimet për qytetarët”, ka shkruar Rama në Facebook.