“Protestuesit e opozitës kanë si synim të djegin parlamentin”, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për Rai Uno.
“Për nesër kanë kërcënuar se do të djegin parlamentin, se do të bëjnë akte të pahijshme”, u shpreh Rama një ditë më parë, duke komentuar protestën e organizuar nga opozita para Kuvendit.
I pyetur nëse në Shqipëri ekziston apo jo korrupsioni, Rama thekson se antikorrupsioni është shumë herë më i fortë se më parë.
“Po. Korrupsioni ekziston, imagjino nëse do thoshim se nuk ekziston. Por, antikorrupsioni është shumë herë më i fortë se më parë”, deklaroi kryeministri.
Droga dhe kanabisi, sipas Kryeministrit Rama, “ka qenë një problem i madh, që e kemi çrrënjosur, me ndihmën e dhënë jo vetëm nga qeveria, por edhe nga Guardia di Finanza”.
-
Kuvendi i Shqipërisë “në zjarr”, protesta jashtë e tensione brenda
-
Tensione në protestën në Shqipëri para seancës së Kuvendit, lëndohen dy policë
-
40 ditë protesta në Shqipëri
-
Disa policë të lënduar e 18 protestues të arrestuar në Tiranë
-
Në Tiranë vazhdon të kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama