Demokratët udhëhoqën një protestë në Dibër, ndërsa kryeministri Edi Rama kishte mbërritur për nisjen e punimeve për ndërtimin e Rrugës së Arbrit.
Protesta u bë në bulevardin kryesor, ku ishte planifikuara të mbahej dhe panairi i punës, ndërsa deputeti Xhemal Gjunkshi është lënduar nga përleshja me forcat policore.
Gjatë dy muajve të fundit, fermerët e Dibrës janë ankuar për mungesën e tregut për qershitë e tyre dhe nuk munguan as ata në protestë, por as edhe tregtarët e qumështit, raporton TCh.
Ndërsa këto janë pamjet që shpërndau Partia Demokratike, sipas të cilave kryeministri u prit edhe në Klos me protesta.
Artikuj të ngjashëm
-
Kuvendi i Shqipërisë “në zjarr”, protesta jashtë e tensione brenda
-
Tensione në protestën në Shqipëri para seancës së Kuvendit, lëndohen dy policë
-
Me tortë për ditëlindje, protestuesit i urojnë dorëheqje Ramës
-
Disa policë të lënduar e 18 protestues të arrestuar në Tiranë
-
Në Tiranë vazhdon të kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama