Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në përfundim të sezonit turistik të verës në Shqipëri, u është rikthyer problematikave të vërejtura në këtë sezon, duke premtuar që vitin e ardhshëm do të ketë një sezon turistik shumë më cilësor në shumë aspekte.
Shefi i Qeverisë, Rama në një bashkëbisedim me një grup gazetarësh, gjatë një mëngjesi pune në plazhin e Velipojës, ku gjendej edhe i gjithë kabineti i ri qeverisës, ka rihapur serish temën e turizmit, shkruan sot Koha Ditore.
Ndryshimi në sektorin e turizmit, sipas kreut të Qeverisë shqiptare, do të fillojë nga hotelet dhe njësitë e shërbimeve në bregdet, ku nuk do të lejohet aktiviteti i tyre nëse nuk kanë dekuratorë të ujërave të zeza.
Ngritja e një sistemi pastrimi komplet të ri për të gjithë vijën bregdetare duke e kaluar pastrimin e bregdetit në vartësinë e Qeverisë , por edhe aktivitetet që kanë të bëjmë me argëtimin, me traditën, me fëmijët, janë disa nga risitë që do të sjellë sezoni i ri në vitin e ardhshëm. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numri e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Edi Rama: Ky sezon turistik do të jetë më i miri në të gjitha aspektet
-
Rama: Protestat po ndikojnë në turizëm, rriten anulimet e rezervimeve nga turistët e huaj
-
Rama: Sivjet është rritur numri i turistëve nga Kosova, rritje absurde e çmimeve në jug
-
Rama: Nuk na duhet turizmi masiv në Shqipëri, duhen turistë që konsumojnë shumë
-
Rama: Shqipëria shënoi rritje në turizëm, e dyta në Mesdhe pas Antalias