Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rama premton luftë kundër bandave, në pranverës situatë e re

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama komentoi sot deklaratën e ambasadorit amerikan për kriminalitetin.

Ai tha se shpejt do ketë rezultate konkrete për Elbasanin, ndërsa brenda pranverës do ketë një situatë krejtësisht te re, transmeton tch.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Shumë mirë që e tha edhe ambasadori amerikan. Ndërkohë që ne po punojmë intensivisht në të gjithë spektrin. Ndodhi në Elbasan një ngjarje që mori një jehonë shumë të madhe mediatike, e cila shërbeu edhe si një lloj katalizatori për të rritur atë intensitetin e propagandës mbi këtë çështje, e unë ju sigurojë që çështja e Elbasanit është në ndjekje të vazhdueshme. Shumë shpejt do të ketë rezultate konkrete në atë çështje, sikundër do të shihni një seri veprimesh të pandërprerë të Policisë së Shtetit, për të goditur elementët kriminalë dhe të inkriminuar brenda Policisë së Shtetit. Brenda pranverës së ardhshme do të kemi një situatë të re, krejtësisht në përpjekjen kundër këtyre lloj elementesh shqetësues për komunitetin dhe shqetësues për punën e komuniteteve dhe të vendit”, u shpreh Rama.