Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka deklaruar se janë të inkurajuar që në nivelin politik ka dakordim të plotë për bashkëpunim mes vendeve të rajonit.
Ai tha se kjo do të bëjë që rajoni i Ballkanit të jetë më tërheqës për investime.
Rama shtoi se me komisionarin, Johannes Hahn, kanë folur për zgjedhjet dhe qasjen e re të bashkëpunimit me opozitën, derisa ka njohur atë me reformat e qeverisë së re, transmeton kp.
Rama tha se përpjekja për të kufizuar numrin e azilkërkuesve po jep rezultate, porse tha se refuzon të shënjestrojë ata që kryejnë vepra të drejtojnë gishtin kah Shqipëria sepse krimineli është kriminel dhe nuk ka flamur.
Rama tha se në fund të këtij viti Shqipëria do të dal nga shënjestrimi si vend që kultivon kanabis.
Rama dhe Hahn u drejtuan para mediave me një deklaratë, pas përfundimit të takimit jo formal të kryeministrave të Ballkanit Perëndimor, e cila është mbajtur në Durrës.
Edhe
Rama: Shqipëria të bëhet Evropa e Ballkanit Perëndimor
Në takimin joformal morën pjesë kryeministri në detyrë i Kosovës, Isa Mustafa, kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, ai i Malit të Zi Dushko Markoviq, kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiq,kryetari i Këshillit të ministrave të Bosnje dhe Hercegovinës Denis Zvizdiq, si dhe komisioneri Johannes Hahn dhe Cyril Muller, Zëvendës Presidenti i Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë Qendrore.
Siç bëhet e ditur nga Kryeministria, temat kryesore që do të diskutohen do të jenë tregtia, shërbimet, investimet dhe ekonomia digjitale.