Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të martën premtoi se qeveria që ai drejton do të angazhohet për të larguar nga, siç u shpreh ai, rruga e të ardhmes gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar dhe se të vetmit të papunë në Shqipëri duhet të jenë ata që mbajnë peng vendin.
Ai këto komente i bëri gjatë një vizite që i bëri Elbasanit me rastin e festimeve të Ditës së Verës.
“Ju siguroj që ashtu siç po punojmë shumë fort për të transformuar rrënjësisht qytetet tona, ashtu siç po punojmë shumë fort për të bërë shtet dhe për të hequr nga rruga e të ardhmes gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar, ashtu do vazhdojmë të punojmë shumë fort për të rritur më tutje ekonominë dhe për të krijuar më shumë mundësi për punësim për të gjithë. Të vetmit të papunë në Shqipëri duhet të jenë ata që e mbajnë Shqipërinë peng, gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar”, ka thënë kryeministri Rama.
-
Pagë 420 euro për ata që do të angazhohen në Shqipëri për rindërtimin pas tërmetit
-
Shqipëria, pos parave kërkon edhe punëtorë nga vendet e huaja
-
Rama pret që opozita në Shqipëri të reflektojë, ajo që bënë ishte katastrofë për ta
-
Rama për opozitën: Ka ardhur koha që të treten rrugëve
-
Basha-Ramës: Shqipëria nuk do digjet dhe opozita nuk trembet