Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se bashkimi me Kosovën ka më shumë mundësi të ndodhë nëse mbesin pa u anëtarësuar në Bashkimin Evropian sesa pasi të anëtarësohen.
Rama në një intervistë me të përditshmen gjermane “Merkur” thotë se konfliktet e mundshme në Ballkanin Perëndimor do të ndaleshin në rast të anëtarësimit në BE të shteteve që bëjnë pjesë në këtë rajon. Ai përmendi si shembull Irlandën.
“Tensionet e fundit në veri të Kosovës nuk krahasohen me tensionet e kohëve të mëparshme. Madje faktikisht sot kundërshtarët e dikurshëm duan të anëtarësohen të gjithë së bashku në BE. Konfliket ushtarake lindin kur shtetet janë të izoluara e jo kur janë në një bashkësi. Kujtoni zhvillimet pozitive që sollën marrëdhëniet franko-gjermane apo dhe rastin e Irlandës. Rreziku që BE-ja të importojë konflikt brenda shtëpisë është thuajse zero. Bashkimi me Kosovën? Lojëra të tilla mendore janë shumë më të mundshme jashtë BE-së sesa brenda saj”, deklaroi Rama.
Sipas Ramës, BE-ja ka nevojë për Ballkanin Perëndimor edhe për hir të sigurisë së saj, duke aluduar në ndikimin e mundshëm të Rusisë dhe Kinës.
-
Rama: BE-ja të ecë përpara me aplikimin e Kosovës për anëtarësim
- Integrim pa anëtarësim dhe pa Kosovën
-
Rama: Kosova është shtet për ne, por jo për Serbinë – ky është problemi i madh
-
Rama: Kosova të mos e mendojë Serbinë, por t’i kryejë detyrat në raport me BE-në
-
Rama: Evropa ka nevojë për një aleancë përtej armatimit