Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar për vrasjen e një gruaje shtatzënë të mërkurën mbrëma, përpara Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK.
Rama ka shkruar në Facebook se situata me vrasjen e grave duhet të trajtohet si alarmante.
“Jam thellësisht i tronditur nga ngjarja që ka ndodhur sonte në Prishtinë, në oborrin e Klinikës Gjinekologjike, ku një grua e re që priste të bëhej nënë, u vra bashkë me foshnjën e saj ende të palindur. Ky është rasti i dytë i vrasjes së grave brenda një jave dhe kjo situatë duhet të trajtohet si alarmante nga institucionet e sigurisë dhe të drejtësisë. I shpreh ngushëllime të thella familjes së viktimës duke shpresuar se ky do të jetë rasti i fundit i dhunës e vrasjes së grave në Kosovë”, ka shkruar Rama.
-
Rama: Mamografi falas për gratë gjatë gjithë muajit në Prishtinë
-
Rama për përleshjen në ambientet e Komunës: Organet e drejtësisë ta trajtojnë me përgjegjësi
-
Rama kërkon hetim për lëndimin e 23-vjeçares nga rënia e kulmit të Komunës
-
Bëhet thirrje për kujdes ndaj kancerit të gjirit, numri i të prekurve në rritje
-
Rama: Pas mesnatës, në çdo të dytën a të tretën veturë në Prishtinë gjenden armë