Tiranë, 13 prill - Kryeministri Edi Rama, ka vizituar sot në ‘Inovation Hub’, një laborator teknologjie me të rinj me ide dhe kurajo që punojnë dhe fitojnë me kompaninë e tyre duke përfituar nga taksa zero e biznesit të vogël e nga politikat e reja mbështetëse të qeverisë.
Kryeminstri gjatë vizitës në ‘Inovation Hub’ dha edhe një lajm për krijimin e një linje të re ajorore që do të mbulojë vendet e rajonit dhe Europës Jug-lindore.
“Jemi drejt një finalizimi të një linje ajrore që do të mbulojë Shkupin, Podgoricën, Zagrebin, Sarajevën dhe gjithë Europën kuptohet, por do të jetë një linjë e jona që do të mbulojë Europën Jug-lindore”.
Të rinjtë të cilët ishin nga Shqipëria dhe Kosova, treguan platformat e tyre të lindura falë Start Up-eve.
Kryeministri u shpreh se mund të ofrohen mundësi takimesh me biznesmenë për të gjetur mundësi fianancimi. “Ne mund të realizojmë një prezantim të Hub-it tuaj me një grup biznesmenësh. Sepse kjo vjen edhe nga mosnjohja, nga skepticizmi, nga mungesa e vizionit afatgjatë”, tha Rama, duke shtuar se tani u ul edhe taksa e turizimit në 6%.
“Kjo hapësirë dhe ky lloj organizimi është filluar vonë. Si shumë gjëra që mund të kishin filluar më parë ka filluar vonë. Por ju jeni shembulli fantastik për të treguar që nëse do të jesh dikush dhe të bësh diçka bota është e jotja, s’ka nevojë të kesh babin e njohur, apo të të gjejë punë partia”, tha Rama.
-
Rama paralajmëron demarkimin e kufirit me Kosovën, përgjysmon tarifën për studentët
-
Shqipëria hap shkollën e fluturimit, fton Kosovën që ta shfrytëzojë për stërvitje
-
Rama: Evropa ta mbajë fjalën, Shqipëria në BE më 2030
-
Rama: Evropa të zgjedhë Ballkanin, do të jemi truproja juaj
-
Rama: Evropa ka nevojë për një aleancë përtej armatimit