Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rama: Paradoks që Shqipëria nuk është në BE

“Është paradoksale që nuk jemi në BE”, deklaroi sot në një intervistë për të përditshmen gjermane “Die Welt”, kryeministri Edi Rama, ndërsa theksoi se sa e rëndësishme është për Europën, jo vetëm Shqipëria, por tërë Ballkani Perëndimor.

“Ne jemi e kundërta e asaj çka thonë për ne kundërshtarët e zgjerimit: ne jemi një faktor për qëndrueshmëri dhe siguri në Europë. Nuk do të ishte mirë për BE-në të linte Ballkanin si një zonë gri në të cilën palë të treta të mund të përfshihen. Nuk duhet harruar se ne jemi anëtarë të NATO-s”, shprehet Rama, transmeton atsh.

Sipas Ramës, “negociatat duhet të kishin nisur deri më tani, pasi Shqipëria ka përmbushur të gjithë detyrimet”.

“Ne as po kërkojmë të anëtarësohemi tani. Duam vetëm nisjen e negociatave”, theksoi Kryeministri.

Artikuj të ngjashëm