Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka deklaruar se Lidhja Demokratike e Kosovës duhet të mbetet e bashkuar, duke theksuar se fokusi nuk duhet të jetë te individët, por te mbrojtja e demokracisë dhe luftimi i autokracisë.
“LDK ka qenë bashkë, duhet me qenë bashkë dhe duhet me vazhdu bashkë. Kjo është ajo që duhet me ndodh. S’është këtu për një person, as për mu, as për dikë tjetër, është për të ardhmen e vendit, me e mbrojtë demokracinë në këtë vend, me e luftu autokracinë. Këto janë temat, nuk është a është ky, a është ai”, ka thënë Rama gjatë ditës së enjte.
I pyetur nga gazetarët pse nuk po bëhet pjesë e LDK-së, Rama u përgjigj shkurt: “Unë jam veç pjesë e LDK-së”.
Në të kaluarën, Rama vazhdimisht e ka përsëritur se nuk është anëtar i LDK-së, pavarësisht se nën logon e kësaj partie e fitoi dy herë udhëheqjen e kryeqytetit.
Pas zgjedhjeve të 7 qershorit, në të cilat LDK-ja u rendit sërish e treta me 18 deputetë, brenda partisë janë shtuar thirrjet për përgjegjësi politike dhe dorëheqjen e kryetarit Lumir Abdixhiku. Degët e Pejës, Lipjanit dhe Rahovecit kanë kërkuar që zgjedhjet e brendshme të mbahen sa më shpejt. Megjithatë, në mbledhjen e djeshme të Kolegjiumit të Degëve të LDK-së, në të cilën munguan përfaqësuesit e degëve që kanë kërkuar dorëheqjen e Abdixhikut, ai deklaroi se gëzon mbështetjen e shumicës dhe se zgjedhjet e brendshme do të mbahen sipas afateve statutare, përkatësisht në vitin 2027.
-
Rama për situatën në LDK: Lojë e vështirë, ka shumë lojtarë
-
Kryetari i Prishtinës me mesazh për kryetarin e LDK-së dhe kandidaten e kësaj partie për presidente
-
Rama konfirmon bashkëqeverisjen me PDK-në
-
LDK-ja tha se s’ka koalicion me PDK-në, Rama flet për bashkëqeverisje me disa parti
-
Abdixhiku për Ramën: Ka qenë kandidat i pavarur në listën e LDK-së