Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas lajmit për arritje të marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë sa i përket dokumenteve të udhëtimit.
Serbia më nuk do të lëshojë dokumente hyrje/dalje për qytetarët me ID të Kosovës që futen në territorin e saj. E po ashtu Kosova ka hequr dorë nga vendimi për të lëshuar të njëjtat dokumente.
“Lajm i bukur zgjidhja me dialog e çështjes së lëvizjes së lirë mes Serbisë e Kosovës, e bashkë me urimet për të dy palët uroj që ky zhvillim ta çojë dialogun në një nivel të ri, për të mos humbur kohë dhe energji pafund në arritjen e gjërave kaq thjeshtësisht logjike sa kjo sot”, ka shkruar Rama në Twitter.
Lajm i bukur zgjidhja me dialog e çështjes së lëvizjes së lirë mes Serbisë e Kosovës, e bashkë me urimet për të dy palët uroj që ky zhvillim ta çojë dialogun në një nivel të ri, për të mos humbur kohë dhe energji pafund në arritjen e gjërave kaq thjeshtësisht logjike sa kjo sot?
— Edi Rama (@ediramaal) August 27, 2022
-
Rama vlerëson se marrëdhëniet Kosovë-Serbi janë më mirë se që kanë qenë ndonjëherë
-
Rama e bën meritor Vuçiqin për marrëveshjen me Kosovën
-
Rama lavdëron Vuçiqin: Dha sinjal të qartë paqeje në raport me Kosovën
-
Rama: BE-ja të ecë përpara me aplikimin e Kosovës për anëtarësim
-
Rama: Kosova t’ia lërë topin në derë Serbisë