Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rama: Kushtetuesja në rastin e kufirit detar me Greqinë mbrojti sovranitetin e vendit

Kryeministri Rama ka vlerësuar punën e Gjykatës Kushtetuese në këto dekada që nga krijimi i saj, si një organ që ka qenë në mbështetje të Shqipërisë dhe çështjeve kombëtare të saj.

Rama tha se Gjykata Kushtetuese është përballur me një sfidë të pazakonshme me vakuumin e plotë të traditës dhe para mijëra çështjesh të përmasave të ndryshme, duke qenë e detyruar të krijojë një praktikë të paanshme.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në aktivitetin e organizuar me rastin e 25-vjetorit të themelimit të Gjykatës Kushtetuese, Rama citoi rastin e vendimit të këtij organi në lidhje me kufirin detar me Greqinë.

“Vend për kritika mund të ketë dhe ka, por nëse ka një institucion, ku çdo shqiptar mund të hyjë pa të ardhur turp, është Gjykata Kushtetuese, – u shpreh Rama. – Gjykata Kushtetetuese në të shkuarën ka qenë e detyruar të merrej me vendime të rëndësishme dhe e vërteta është se ky organ është përpjekur të jetë i ekuilbuar. Nuk ndodh kot që kjo gjykatë të fitojë respektin e publikut, siç ndodhi me rastin e çështjes së vendimit për kufirin detar me Greqinë. Ajo u kthye në gjykatën e mbrojtjes së sovranitetit kushtetues e shtetëror të Shqipërisë”.

“Ishte një nga ato vendime ku në të shumtën e herës lexohej një shumicë dhe një pakicë dhe nuk ishte aq e vështirë që të definohej një qasje e majtë apo e djathtë, Gjykata Kushtetuese u ngrit mbi gjithçka, u bë gjykata e mbrojtjes së sovranitetit kushtetues dhe shtetëror të RSH”, – tha Rama.