Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se nuk ka folur me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq për situatën në veri të Kosovës, ndërsa duke iu referuar KFOR-it, shtoi se Kosova mbrohet nga bashkësia ndërkombëtare.
Pas përfundimit të mbledhjes me drejtuesit e qarqeve të Partisë Socialiste të martën, Rama u pyet nëse Shqipëria do të ndihmojë Kosovën me trupa ushtarake e policore.
“Për çfarë arsye do ta ndihmojë Shqipëria Kosovën me forca policore dhe për çfarë arsye Kosova, që është një shtet sovran, demokratik, duhet të ketë forca policore të shteteve të tjera në territorin e saj që është një territor integritetin e të cilit e mbron një bashkësi e tërë ndërkombëtare”, deklaroi Rama.
Serbia ka njoftuar se do t’i kërkojë KFOR-it që të dislokojë 1 mijë trupa policore e ushtarake serbe duke pretenduar se këtë ia lejon rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB. Megjithatë, mbrëmjen e së martës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës konfirmuan se e kundërshtojnë kategorikisht këtë propozim.
I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë për REL-in se Kosova ka garanci shumë të forta të sigurisë nga Shtetet e Bashkuara.
Edhe
Berisha për deklaratën e ministres serbe: Rama nuk reagon sepse po mbron Vuçiçin
Situata në veri të Kosovës ka gati një javë që vazhdon të jetë e tensionuar.