Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rama: Kosova ka shënuar progres në fuqizimin e shtetit demokratik

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka deklaruar se Kosova dhe Shqipëria janë dy realitete formalisht të ndara administrative por që jetojnë në një ndërveprim të natyrshëm ekonomik dhe një bashkëveprim politik dhe institucional të vazhdueshëm në funksion të përafrimit të pandalshëm të programit kombëtar të së ardhmes.

Ai në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës, ka thënë se sot një shekull më parë Kosova realizojë një aspiratë të madhe historike duke u vendosur si shteti më i ri në hartën e globit dhe ajo sot numëron më shumë se 115 njohje por edhe ka shënuar një progres në fuqizimin e institucioneve dhe shtetit demokratik.

“Besoj se jeni tërë në një mendje me mua se kremtimi i pavarësisë së Kosovës ishte më shumë një outopi se sa një objektiv i arritshëm në harkun e gjallesës sonë, lëre pastaj adresimi i kryeministrit të Shqipërisë në Kuvendin e Kosovës për 10 vjetorin e pavarësisë që nuk do të ishte i mundur as nëpërmjet fantazisë por e gjitha kjo ka ndodhur dhe kur rënia e idealeve politike dukeshin si fat i pa shmangshëm, angazhimi i pa epur i njerëzve të zakonshëm të këtij populli, heronjve të dal nga gjiri i këtij populli e ka bërë të mundur të pamundurën“, ka thënë Rama.