Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rama konfirmon pjesëmarrjen në Samitin e BE-së

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka konfirmuar se do të marrë pjesë të enjten në Samitin e BE-së.

Në një postim në Twitter ai ka thënë se do të flasë për Ballkanin e Hapur ndër të tjera e po ashtu edhe për Bullgarinë, se si kjo e fundit po e mban peng Shqipërinë.

“Do të marrë pjesë në takimin e Këshillit të BE-së. Nuk do të ketë shumë për të dëgjuar për ne, por do të kërkojmë të dëgjohemi për idenë e Komunitetit të Ri Politik Evropian të cilin e përkrahim, për Ballkanin e Hapur që shtynë para shpirtin e Evropës dhe kidnapimin tonë nga Bullgaria që e shkatërron atë”, ka shkruar Edi Rama.

Ai më pas ka bërë një postim të dytë me të dëgjuar se opozita në Bullgari ka vendosur të mos bllokoj bisedimet me Maqedoninë e Veriut.

“Kam dëgjuar tash se diçka po lëviz në Bullgari. Është tepër herët për të qenë optimist dhe tepër pak për të ndryshuar pjesën e fjalimit nesër ku Bullgaria kritikohet si shtet që ka kidnapuar dy shtete të NATO-s ndërsa ka një luftë të nxehtë në kufijtë e Evropës”, ka shkruar Rama.

Edhe BE-ja bën ftesë për respekt dhe bashkëpunim rajonal në prag të samitit në Tivat Arbëri 1 muaj më parë BE-ja bën ftesë për respekt dhe bashkëpunim rajonal në prag të samitit në Tivat

Fillimisht ishte paralajmëruar nga Rama se nuk do të marrë pjesë në Samitin e Brukselit.

Edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, e kanë konfirmuar pjesëmarrjen në Samitin e Brukselit të enjten.

Nga Presidenca e Serbisë është thënë se liderët e tri shteteve, Serbisë, Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut do të jenë së bashku në Bruksel.

Ndërsa Kovaçevski në postim T]itter ka thënë se sot kanë marrë vendim me Edi Ramën e Aleksandar Vuçiqin që të marrin pjesë.

Edhe Rama nga Brukseli: Kemi më shumë përgjegjësi, ky është fillimi i fundit Arbëri 1 muaj më parë Rama nga Brukseli: Kemi më shumë përgjegjësi, ky është fillimi i fundit