Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rama kërkon nga BE-ja të japë më tepër përkrahje për shtetet aspiruese

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka falënderuar presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, që ka thënë se synimi për zgjerimin e radhës të Bashkimit Evropian do të jetë viti 2030.

Rama në Forumin Strategjik të Bledit ka thënë se nuk beson se Shqipëria do të jetë në BE në atë vit, porse së paku të realizojë disa prej hapave. Ai ka thënë se BE-ja do të duhet të përkrahë më tepër shtetet aspiruese.

“Nga momenti kur shtetet të futen në rrugën drejt BE-së e deri në momentin kur të bëhen anëtare, duhet të ketë gjëra në mes, jo vetëm parime, vlera e mësime, që janë shumë të nevojshme, jo vetëm reforma e kritika, që po ashtu janë të nevojshme, por edhe më tepër përkrahje konsistente. Nuk po them vetëm financiarisht, por edhe qasje të shteteve tona në Tregun e përbashkët apo hapësirë më të hapur për ndërmarrjet tona”, tha Rama.

Rama ka thënë se në Procesin e Berlinit flitet për infrastrukturën, për projekte, si të financohen ato, ndërsa atë infrastrukturë e ndërtojnë “amerikanët, kinezët e arabët”.

Ka thënë se duhet të merret në konsideratë kjo.

Po ashtu Rama ka thënë se gjithmonë ka besuar se “duke punuar pro-bono 50 vjet kundër Perëndimit, Enver Hoxha na ka bërë shteitn më pro-evropianë e pro-amerikanë në Evropë. Duhet 50 vjet pas rrëzimit të komunizimit, derisa të mos jemi pa kusht pro-Perëndimit e pro-Evropianë. Kemi edhe 30 vjet optimizëm, shpresoj deri atëherë Charles se do ta përmbushësh premtimin”, ka thënë Rama.

Edhe Rama: Shqipëria të bëhet Evropa e Ballkanit Perëndimor Arbëri Rama: Shqipëria të bëhet Evropa e Ballkanit Perëndimor

E kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se “nuk kanë plan B pasi shtetet e Ballkanit Perëndimor janë shtetet evropiane.

Ka bërë thirrje që “Ballkani Perëndimor të përfshihet në familjen evropian e BE-ja të marrë vendimin e guximshëm politik për këtë”.