Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rama i rikthehet Procesit të Berlinit, këtë javë zhvillon turne ballkanik

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, në kuadër të Procesit të Berlinit, më 6 dhe 7 korrik do të zhvillojë vizita në katër vende të Ballkanit Perëndimor.

RTSH-ja raporton se Rama do të udhëtojë drejt Beogradit, Sarajevës, Prishtinës dhe Shkupit, ku pritet të zhvillojë takime me krerët e shteteve përkatëse.

Disa ditë më parë, kryeministri Edi Rama gjatë qëndrimit në Ulqin tha se “Ballkani i Hapur” e ka kryer misionin për të cilin është krijuar, për të shtyrë përpara Procesin e Berlinit, dhe se tashmë liderët e Ballkanit duhet të fokusohen në këtë nismë.

Më 16 tetor të këtij viti, Tirana do të presë samitin e ardhshëm të Procesit të Berlinit.