Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rama i gëzohet marrëveshjes për demarkacionin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes për demarkacionin mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Rama në një postim në Facebook ka njoftuar se është duke ardhur në Prishtinë për 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës dhe ka uruar që demarkacioni të mbyllet sa më parë.

“Rrugës për Prishtinë ku sapo dëgjova për hapin e rëndësishëm drejt finalizimit të demarkacionit me Malin e Zi!Uroj të mbyllet sa më parë”, ka shkruar ai.