Donjeta Dragusha është emëruar drejtoreshë për Zhvillim Rural në Komunën e Prishtinës, ka njoftuar kryetari Përparim Rama.
Ai ka shkruar në Facebook se me vullnet e energji, Dragusha do të angazhohet për ta zhvilluar bujqësinë dhe turizmin rural, që sipas Ramës kanë potencial për agroturizëm.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Me shkollimin e saj në fushën e ekonomisë, përvojën në udhëheqjen e institucioneve të ndryshme financiare dhe pozitën e këshilltares për ekonomi në institucione publike, jam i bindur se do ta shndërrojë këtë sektor në një burim të qëndrueshëm ekonomik”, ka shkruar Rama.
Ai e ka falënderuar ish-drejtorin e Bujqësisë, Plator Gërdovcin për punën dhe mbështetjen ndaj bujqve. Ai ditë më parë u lirua nga detyra.
Rama të martën njoftoi edhe për emërimin e Sibel Halimit në pozitën e drejtoreshës së Kulturës.