Donjeta Dragusha është liruar nga pozita e drejtoreshës së Bujqësisë në Komunën e Prishtinës. Vendimin për të e ka marrë të hënën kryetari i Prishtinës, Përparim Rama. Derisa në vendim nuk përmenden arsyet e lirimit nga kjo pozitë, KOHA merr vesh se ajo është “rehatuar” në ngrohtoren e qytetit “Termokos”.
Punësimin e saj në këtë ndërmarrje publike komunale e ka konfirmuar kryeshefi ekzekutiv i saj, Fisnik Osmani.
“Ka qenë punësim i rregullt përmes konkursit dhe ajo është punësuar në Departamentin e Financave”, ka thënë Osmani.
Rama në të njëjtën ditë ka liruar pa arsye nga pozita edhe drejtorin e Kadastrës, Vigan Kastrati.
-
Bashkim përçarës në Prishtinë
-
Komuna mbyll të gjitha vendpunishtet pas shembjes së rrugës “Don Shtjefën Kurti”
-
Pezullohen nga puna dy inspektorë dhe një zyrtar pas shembjes së rrugës “Don Shtjefën Kurti”
-
Rama: Do të mbyllen të gjitha vendpunishtet në kryeqytet
-
Prishtina zyrtarizon Alban Dragushën si trajner