Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka quajtur të ulët vendimin e Dhomave të Specializuara që ish-presidenti Hashim Thaçi të mos marrë pjesë në varrimin e babait të tij.
Rama ka shkruar në rrjetin social X se Gjykata Speciale e ka kthyer drejtësinë ndërkombëtare në një farsë, duke thënë se të drejtat demokratike janë kthyer në fjalë boshe.
“Një turp i ri nga një tribunal i turpshëm dhe i paturpshëm, i cili e ka kthyer drejtësinë ndërkombëtare në një farsë, të drejtat demokratike në fjalë boshe dhe vullnetin e mirë të Parlamentit të Kosovës në bumerangun më brutal!”, ka shkruar Rama të hënën.
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) ka thënë se Thaçit i është refuzuar pjesëmarrja në varrimin e babait, Haxhi Thaçi.
KOHA ka dërguar pyetje te Dhomat e Specializuara mbi këtë çështje, por s’kanë kthyer përgjigje deri në momentin e raportimit.
OVL-UÇK kërkon reagim ndërkombëtar: Thaçit iu refuzua pjesëmarrja për varrimin e babait
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) ka thënë se ish-presidentit Hashim...-
Rama në SHBA: Ky vend e tradhtoi Hashim Thaçin
-
Rama për verdiktin e Speciales: Varrosje njerëzish të gjallë dhe pafuqi kombëtare përballë një marreje ndërkombëtare
-
Rama pas vendimit të Speciales: Marre
-
Rama për procesin në Hagë: Besoj se niveli i ri i sensibilizimit, do të ndikojë në proces
-
Rama uron Thaçin për 18-vjetorin e Pavarësisë: Më vjen keq që s’bëj dot më shumë