Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të udhëtojë sot drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të marrë pjesë në samitin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku Shqipëria ka marrë statusin e anëtarit të përkohshëm.
Në vizitën katër-ditore është parashikuar edhe një takim me Sekretarin amerikan të Shtetit, Anthony Blinken, më 15 shkurt në Washington.
Ky do të jetë takimi i dytë mes Ramës dhe Blinkenit, pas atij të 13 qershorit 2021, ku u nënshkrua dhe marrëveshja për rrjetin 5G.
Përveç Këshillit të Sigurimit dhe takimit me sekretarin e shtetit, kreu i qeverisë shqiptare, do të zhvillojë takime dhe me zyrtarë të tjerë për të diskutuar mbi bashkëpunimin e mundshëm ushtarak dhe arsimor mes dy vendeve. /KSP
-
Rama pas takimit me Blinken: Diskutuam për bashkëpunimin në Këshillin e Sigurimit dhe ecurinë e reformave
-
Rama: Do të jem në SHBA për themelimin e Bordit të Paqes, Shqipëria s’do të kontribuojë me para
-
Bislimi udhëton në SHBA për vizitë zyrtare
-
Blinkeni mbërrin në Romë për takimet e G7-s
-
Blinkeni viziton Egjiptin për të siguruar armëpushimin në Gazë