Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rama: Çdokush me dy fije mend nuk e beson se ndryshimi i kufijve bëhet fshehurazi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në konferencën për media bashkë me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogehrini, që po qëndron në Tiranë, ka folur edhe për idenë e ndryshimit të kufijve.

Nuk e ka mohuar një gjë të tillë, por ka thënë se ajo nuk ka mundësi të bëhet fshehurazi, duke ironizuar me ata që thonë se një gjë e tillë po bëhet jashtë syrit të publikut.

Rama i është përgjigjur deklaratave të kryeminsitrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili kishte thënë se ekziston një dyshim i bazuar se Thaçi, Rama dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiq kanë biseduar për shkëmbim të territoreve së bashku.

“Për sa i përket komplotit për të copëtuar Kosovën dhe për të krijuar në mënyrë të fshehtë një hartë të re të botës më kujton atë shprehjen që ‘sa ishte pa dalë Facebooku budallain e njihte vetëm shtëpia e vet’. Sot jetojmë në një botë që nga kjo pikëpamje është fatkeqe dhe ajo porosia e një manuali të agjitacionit nazist që thoshte se ‘nëse do që gënjeshtrën tënde ta besojnë, bëje të pabesueshme’ është në përdorim të përditshëm për të goditur kundërshtarë, për të sulmuar njerëz, për të masakruar karaktere, personalitete, individë në të gjitha nivelet, duke përfituar pikërisht nga Facebooku dhe nga mundësia për të torolisur gjithë dynjanë me gënjeshtra të përmasave marramendëse dhe me budallallëqe të rrezikshme”, ka deklaruar Rama.

Tutje ai ka thënë se është e pamundur që një gjë e tillë të ndodhë kur dihet se në çfarë procesi duhet të shkojë.

“Nëse gjenden aq shumë budallenj sa të besojnë se një proces që përfshinë jo vetëm dy shtetet, por shtete të botës, parlamentet, parti politike, shoqëri, votime në referendume në fund, mund të bëhet fshehurazi nga disa persona dhe të kalojë si miu në mustaqe atëherë kjo botë ka marrë fund”, ka thënë Rama, përcjell Koha.net. “Por, mendoj se çdo person me dy fije mend në kokë e beson se kjo është një gënjeshtër e bërë aq e pabesueshme që pikërisht të mund të shitet dhe të blihet në territorin e marrëzisë online”, ka thënë Rama më tej.

Edhe Rama, i hapur për ndryshimet kufitare Kosovë-Serbi, thotë se është “gjë e natyrshme” Arbëri Rama, i hapur për ndryshimet kufitare Kosovë-Serbi, thotë se është “gjë e natyrshme”

Mogherini: Askush s’përfiton nga ky ngërç në dialog

Aty në pjesën tjetër të konferencës ka folur për gjendjen politike në Shqipëri. Ka shprehur optimizmin e tij se të marrim rekomandimin pa kushte për çeljen e negociatave për anëtarësim në BE.

Derisa duke komentuar raportin me opozitën, ka thënë se “miqtë kanë qenë të interesuar ta ndihmojnë lidhjen e komunikimit por vendimmarrja ka qenë e jona”.

“Së pari nuk shoh askënd që të shqetësohet si më 2017. Jo sepse çfarë ka ndodhur nuk është shqetësuese, por sepse ajo i tejkalon kufijtë e të durueshmes. Ka ardhur koha që ne t’i qëndrojmë sistemit kushtetues e ligjit. Zgjidhjet e asaj natyre i kemi provuar. 2017 ishte maksimumi që mund të bëjë një mazhorancë për opozitën që të japë një zgjidhje. Tash kush qëndron në sistem qëndron, kush nuk qëndron ka zgjedhjen”, ka thënë Rama.