Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se askush nuk duhet ta akuzojë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për tradhti, duke shtuar se ai ka bërë gjënë e duhur të hënën në Bruksel.
Rama ka shkruar të martën në Twitter se Kurti ka hedhur një hap drejt daljes nga kurthi i së djeshmes.
“Uroj që askush të mos e akuzojë Albin Kurtin për tradhëti apo harresë, por gjithkush të kuptojë se kryeministri i sotëm i Kosovës ka bërë gjënë e duhur, duke hedhur një hap të parë me shumë rëndësi drejt daljes nga kurthi i të djeshmes. Hapa të tjerë pasofshin pa humbur kohë!”, ka shkruar Rama.
Sipas tij, paqja dhe bashkëpunimi janë çelësi i së ardhmes.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të hënën se ishte i gatshëm të nënshkruante për dakordimin në Bruksel, por se sipas tij, pala serbe ka refuzuar.
Edhe
Rama për Kurtin: Qëllimet i kemi të përbashkëta, metodat të ndryshme
Në adresimin për media pas takimit në Bruksel, Kurti e ka konsideruar si dëm faktin që të hënën nuk është nënshkruar asgjë lidhur me atë që janë pajtuar.
-
Edi Rama uron Kurtin: Mandati i konfirmuar të kthehet në sukses e mbarësi për Kosovën
-
Rama: Kosova t’ia lërë topin në derë Serbisë
-
Rama i jep leksione Kurtit si ta drejtojë dialogun, e kritikon Kosovën se po hesht karshi Speciales
-
Kurti uron Shqipërinë: Nga hapja e kapitullit të parë për anëtarësim në BE përfiton edhe Kosova