Kryetari i Listës Srpska Goran Rakiq sonte ka deklaruar se derisa sa të jetë në krye të kësaj liste, ky subjekt politik nuk do ta përkrahë formimin e Ushtrisë së Kosovës, transmeton Koha.net.
Rakiq ka reaguar në deklaratën e nënkryetarit të Qeverisë së Kosovës Dalibor Jevtiq, i cili pas takimit të ministrave serbë në Qeverinë e Kosovës me zëvendësen e sekretarit të përgjithshëm të NATOS Rose Gotmeler, temë e të cilit ka qenë edhe formimi i Ushtrisë së Kosovës, ka thënë se “Lista Srpska nuk i mbyll dyert e bisedës për asnjë temë”.
“Qëndrimi i Listës Srpska, derisa të jem në krye të saj, nuk do të ndryshojë, e atë qëndrim e kanë mirë të qartë të gjithë. Lista Srpska nuk do të përkrahë formimin e të ashtuquajturës Ushtri të Kosovës. Unë nuk kam qenë i pranishëm kur është thënë kjo dhe vetëm mund të them se ky nuk është qëndrim i Listës Srpska. Është e mundur që ministri Jevtiq ta ketë thënë si ministër dhe në emri ne vet personal”, ka thënë për “blic” të Beogradit Rakiq.
Në takimin e mbajtur, pos Jevtiqit morën pjesë edhe ministri i Administratës së Pushteti Lokal, Ivan Teodosijeviq zëvendësministri i Policisë së Kosovës Milan Radojeviq dhe deputetët e Listës Srpska.
Në takim u paraqit qëndrimi për Ushtrinë e Kosovës.
“Lista Srpska nuk i mbyll dyert për bisedime për asnjë temë nëse respektohen qëndrimet dhe nevojat e serbëve në Kosovë. Është me rëndësi që të mos merren qëndrime të njëanshme për asnjë temë. Në veçanti është theksuar rëndësia e vazhdimit të dialogut ndërmjet Beogradit e Prishtinës, sepse dialogu nuk ka alternativë”, thuhet në kumtesë pas takimit.
-
Zv/kryeministri Jevtiq thotë se s’do të përkrahin krijimin e Ushtrisë së Kosovës
-
Jevtiq: Lista Serbe nuk do të votojë për Ushtrinë e Kosovës
-
Lista Serbe kundër Ushtrisë së Kosovës e pro Gjykatës Speciale
-
Rakiq Republikën e Kosovës e quan krahinë, thotë ajo s’do të ketë ushtri
-
“Lista... s’e ka përkrahjen e Serbisë për Ushtrinë e Kosovës”